Sport Shqiptar

Dragusha merr drejtimin e Vshtrrisë

Ish-ndihmësi trajneri i Ardian Nuhiut te Drita, Alban Dragusha, ka marr drejtimin e klubit të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

“Alban Dragusha, do të jetë trajner i klubit tonë! I dëshirojmë mirë se ardhje dhe i urojmë shumë suksese Gladiatorit tonë. Pas një karriere të bujshme si futbollist duke luajtur për skuadra vendore dhe ndërkombëtare, ndër to edhe kampion me klubin tonë në vitin 2014, tani Albani rikthehet në Vushtrri, por kësaj radhe si trajner”, thuhet në njoftim.

Vushtrria e cila bënë pjesë në Ligën e Parë të Kosovës, nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Superligë, pasi u mposht në barazh nga Malisheva.

Për Dragushën ky do të jetë një rikthim në klubin, ku si lojtarë arriti ta fitojë titullin kampion./Shqip.com