Douglas Luiz – në radarin e Milanit
Publikuar:
(04.07.2022 10:29:54)

AC Milan është në bisedime me mesfushorin e Aston Villës, Douglas Luiz – sipas Goal.com.
Rosonerët po e kërkojnë një zëvendësues të Franck Kessie, i cili u largua në drejtim të Barcelonës dhe Luiz po konsiderohet si i duhuri.
25 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Villa-n dhe vlera e tij – sipas “Transfermarkt” konsiderohet të jetë 30 milionë euro.
Nëse transferimi i tij në “San Siro” nuk ndodh në këtë mërkato të verës, kuqezinjtë po e shqyrtojnë edhe mundësine për ta “rrëmbyer” në janar me parametra zero.
Luiz ka zhvilluar 34 ndeshje në sezonin e fundit të Premierligës, teksa ishte autor i dy golave dhe tri asistimeve./Shqip.com