Dortmundi triumfon ndaj Freiburgut
Publikuar:
(12.08.2022 22:23:36)

Borussia Dortmund ka arkëtuar një fitore tejet të rëndësishme – në udhëtim të Freiburgu.
Ani pse vendasit ishin duke triumfuar 1-0, mysafirët arritën ta përmbysin rezultatin në 1-3 dhe arkëtuan pikët e plota.
Golin e përë në këtë takim e shënoi Freiburgu – me anë të Gregoritsch – kur po zhvillohej minuta e 35-të.
Por, Dortmundi nuk u dorëzua.
Për Bonye Gittens, Moukoko dhe Wolf e tundën rrjetën në minutat 77’, 84’ dhe 88’ – për ta shkuan në zhveshtore të gëzuar.
Kjo fitore e skuadrës së udhëhequr nga Edin Terzić – ishte e dyta me rradhë dhe një sinjal që në këtë sezon do të “lufon” për titull.
Në anën tjetër, Freiburgu ka arkëtuar një fitore dhe është mposhtur po ashtu një herë./Shqip.com