Dortmundi po udhëheqë ndaj Besiktasit
Publikuar:
(15.09.2021 19:39:12)

Dortmundi është duke fituar në udhëtim në Turqi ndaj Besiktasi me rezultat 0-2.
Për ekipin gjerman golin e parë e ka shënoi Jud Bellingam i cili paraprakisht u asistua nga Thomas Meunier, transmeton Shqip.com.
Bellingam me këtë gol i dha edhe një vulë formës së tij të lartë që po kalon ani pse është 18 vjeçar.
Ndërsa, golin e dytë e shënoi i zakonshmi Erling Haaland. Sulmuesi norvegjes ka dy vite që është njeriu kryesor në ekipin e gjermanëve dhe vlera e tij në tregun e transferimeve është në rritje çdo ditë e më shumë.
Në këtë gol u përfshi përsëri Jude Bellingam që deri më tani ishte pa dyshim lojtari i ndeshjes.
Ky takim po zhvillohet në kuadër të Grupi C në Ligën e Kampionëve./Shqip.com