Dortmund “gjunjëzon” Bayernin, verdhezinjtë fitojnë në Mynih pas 10 vitesh
Publikuar:
(30.03.2024 22:55:14)

Borussia Dortmund rikthehet të fitojë një ndeshje kampionati në “Allianz Arena” pas 10 vitesh. Ishte prilli i vitit 2014 kur thyhej 0-3 Bayerni (Mkhitaryan, Reus, Hofmann).
Verdhezinjtë mposhtën 0-2 Bayernin falë golave të sulmuesit Karim Adeyemit (10’) dhe norvegjezit Julian Ryerson (83’). VAR-i anuloi golin e Harry Kane në minutën e 89′.
Tri pikë tepër të rëndësishme për skuadrën e Edin Terzic që renditet në vendin e katërt, duke qenë brenda objektivit Champions.
Bayerni i ka thënë praktikisht lamtumirë titullit pas kësaj humbjeje, pasi Bayer Leverkusen është 13 pikë larg.

/Shqip.com