Dortmund gjen pasuesin e Erling Haaland

“Signal Iduna Park” nuk do të mbetet pa një ‘bomber’.
Zbrazëtinë e norvegjezit Haaland duket se do ta mbush sulmuesi i Bregut të Fildishtë nga radhët e Ajax.
Borussia Dortmund ka paraqitur një ofertë zyrtare për Sebastien Haller, raporton Fabrizio Romano.
Borussia Dortmund have submitted an official bid for Sebastien Haller. €33m guaranteed fee plus add-ons as @MikeVerweij has reported. 🟡 #transfers
Club sources confirm the intention to push in negotiations with Ajax, while there’s no issue on player side about personal terms. pic.twitter.com/zA4IuQFCRX
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 19, 2022
Shuma që ‘verdhezinjtë’ po planifikojnë të ofertojnë është 33 milionë euro tarifë e garantuar plus shtesa.
Sipas gazetarit, klubi gjerman po synon të nxitsë negociatat me Ajax-in, ndërkohë që nuk ka asnjë problem nga ana e lojtarit për kushtet personale.

Haller pati edicion senzacional duke shënuar 21 gola dhe shtatë asistime në 31 paraqitje në Eredivisie 2021/22 për klubin holandez.
Po ashtu, 27-vjeçari dëshmoi kalibrin e tij prej sulmuesi edhe në Ligën e Kampionëve, kompeticion në të cilin realizoi 11 gola në tetë ndeshje, duke kontribuar edhe me dy asistime për bashkëlojtarët.

Ai ishte pjesë e elitës së futbollit gjerman edhe më parë, sa ishte pjesë e Eintracht Frankfurt, para se të transferohej në Premierligë te West Ham United për shumër e 50 milionë eurove.
Para këto, që nuk u ‘shpaguan’ nga qendërsulmuesi pas performancave jo konsistente dhe vetëm 14-të golave në 54 paraqitje. /Shqip.com