Kulturë

Dori Camaj / Duert pshtetun

Dori Camaj / Poete
Dori Camaj / Poete

DUERT PSHTETUN

Duert pshtetun
n’nji mur
qi botën
n’dy kahe e ndan.

Kryet ulun,
e flokt
derdhun dorzueshëm
nân nji shí
qi piklat
i ka t’lidhuna si degt e shelgut…

Asht terr,
e qiellin
e zbardhin
veç vetimat n’sy t’mi.

S’ke me m’myt,
se avujsh ndër shpatulla
m’digjet shpirti..

S’des…
se hala nân kamb
e randoj tokën…

Veç,
du me u lá…

E ndër flok,
përfun shpine,
du me ndij,
si shket,
mkati i nji nate
dashni!

/Shqip.com