Dori Camaj / Çka din ti për gzimin tem!
Publikuar:
(31.03.2024 20:02:02)

ÇKA DIN TI PËR GZIMIN TEM!
Çka din ti për gzimin tem!
Hiç,
kurrgja..
Veç nji lule janari,
çelun n’gji shkambi,
mbrujtun acarit pa sy..
E për trishtim,
a thu din ma shum’?
S’po muj me than sen’
se me e pas ndie,
lëkurën shpirtit
n’thoj ja kishe zhvesh..
Andaj lem…
Lem ti knoj nji ylli qi bjen n’mesnat’,
lem t’tretem lumejsh si bora,
lem t’kjaj
se zogjt djerr e lan folen,
lem t’qes do thërrmija n’dritare
se kush’di,
nashta i bjen rruga nji zogu t’harruem
e t’ndam prej shokësh,
qi unshëm ka mbet
n’kët bot’ hithnash…
Lem..
T’knoj me vaj,
e t’qeshem n’pasqyr,
ku flokt
mi kreh
Ajo…
/Shqip.com