Dorëzohet në Polici 70 vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Prishtinë
Publikuar:
(25.11.2022 10:04:40)

Një 70 vjeçar dyshohet se ka vrarë gruan e tij në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.
Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i dyshuari është vetëdorzuar.
“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç”.
Tutje thuhet se personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
/Shqip.com