Rozë

‘Dorëzohet’ Kiara, e puth për herë të parë Luizin

Kiara dhe Lizi janë një ndër banorët më të përfolur të Big Brother Albania.

Dyshja kanë krijuar një marrëdhënie shumë të mirë duke vazhduar rrugëtimin për tu bërë çift.

Por, në shumë raste ata kanë edhe përplasje në mes tyre, siç është edhe kjo e fundit, ku Luizi vendosi që të vendosë një distancë nga Kiara në mënyrë që të shohë se si do shkonte marrëdhënia dhe nëse kjo e fundit do të bënte një hap kundrejt tij.

Ditën e sotme Kiara ka bërë një hap drejt marrëdhënies me të, dhe i ka dhuruar një puthje në qafë.

Nga video e publikuar Luizi duket shumë i emocionuar, dhe kjo vërehet në fytyrën e tij.

/Shqip.com