Kulturë

Dora D’Istria – Këngët e popujve

Elena Gjika, alias Dora d’Istria është figurë madhore kozmopolite e Letrave evropiane. Pena e saj e fuqishme, pasqyruar në mori librash, sprovash, memuaresh, udhëpërshkrimesh, artikujsh, epistulash dhe refleksionesh, ndalet në mbarë popujt e Evropës.

“Familja ime, princërit Gjika, është me origjinë shqiptare, por është vendosur në Rumani, që në kohën (shekulli XVII) kur stërgjyshi im Georges I Ghika u thirr nga Porta e Ndritur për të qeverisur një nga principatat rumune”, thuhet nga letra e Dora d’Istrias, Princesha Koltzoff Massalsky, drejtuar Zonjës Konteshë d’Orr, 3 mars 1864.

Por shkon edhe më tej.

Esetë e saj studimore-shkencore, në radhë të parë për këngët popullore të popujve pasqyrojnë anën më shpirtërore të tyre dhe përbëjnë elementët thelbësorë të identitetit të tyre. Ato shfaqen kësisoj si një pasaportë kombëtare e popujve.

Personaliteti i saj i ndritur, me përmasë të gjerë evropiane e paneuropiane, erudicioni i thellë që mbart krejt vepra e saj, sa e karakterit historik e artistik, aq edhe kulturor e shkencor, si dhe, nga ana tjetër, angazhimi dhe përkushtimi i saj i fuqishëm shoqëror e politik, në emër të lirisë dhe të emancipimit të popujve, nxjerrin në pah, përmes kësaj antologjie dyvëllimëshe, figurën e ndritur të shqiptaro-rumunes Elena Gjika, kësaj Princeshe të Kulturës evropiane, por edhe Princeshë e Rilindjes shqiptare.

/Shqip.com