Donfried: Kosova dhe Serbia urgjent të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE

Ndihmës sekretarja amerikane për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka thënë se urgjente që Kosova dhe Serbia të riangazhohen në dialog.
Donfried këto deklarata i ka bërë në konferencë për media pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti.
“Lufta brutale e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës, është thirrje për të gjithë ne, përkundër përparimit të madh të SHBA-së, Kosovës dhe shteteve që kanë bërë, është që kurrë nuk duhet ta marrim paqen apo institucionet tona demokratike për të mirëqenë”, ka thënë ajo.
Ndihmës sekretarja amerikane ka thënë se SHBA dëshiron që ta shoh Kosovën duke marrë vendin e vet të duhur në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
“Për këtë çështje ne i japim kaq shumë prioritet mbështetjes së dialogut të lehtësuar nga BE-ja për ta ndihmuar Kosovën që të arrijë në marrëdhënie të normalizuara, të qëndruara, me njohje të dyanshme me fqinjin tuaj Serbinë. Sepse status quo është e paqëndrueshme, jo vetëm që e pengon të ardhmen e Kosovës dhe të Serbisë drejt Evropës, por i bën të mira Kremlinit. Sepse Rusia dëshiron të shkatërrojë çdo unitet, dhe konsolidim demokratik në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që ju dhe shtetet fqinje të mos integroheni në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë ajo.
Donfried është shprehur se Rusia beson se një Ballkan i cili është më i fuqishëm me prosperitet demokratik më i qëndrueshëm, do të jetë një kërcënim për influencën e tij.
“Mënyra më e mirë për t’ju kundërvënë përpjekjeve të Kremlinit, për ta destabilizuar rajonin, janë të thjeshta. Kosova dhe Serbia duhet të bëhen bashkë dhe në mënyrë urgjente të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, mbështetur fuqishëm nga SHBA-ja”, ka thënë Donfried në konferencë për media.
Donfried ka deklaruar qëllimi it tyre është edhe qëllimi jonë, që do të thotë një marrëveshje që përmirëson marrëdhëniet tuaja, e përqëndruar në njohje të ndërsjellë.
“Dua t’ju siguroj që përkushtimi i SHBA-së dhe aleatëve e partnerëve tanë mbetet i qëndrueshëm. Kosova e ka NATO-n me misionin e saj të KFOR-it”, ka thënë ajo./Shqip.com