Donaldi konfirmon bashkimin me Bora Zemanin?
Publikuar:
(31.03.2022 13:28:07)

Ka disa ditë që në media është duke u përfolur për një ribashkim në mes të Donaldit dhe Borë.
Kjo pasi dyshja janë parë bashkë në Vjenë të Austrisë.
Madje Bora tashmë ka filluar të ndjekë mamin e Donaldit në Instagram.
Por, një gjë tjetër ka ndodhur edhe me Donaldin.
Gjersa ai ka qenë pjesëmarrës në një koncert të Elgit Dodës, bashkë me vëllain e tij binjak, Romeon, ai ka shkruar po ashtu një thënie që aludon në ribashkimin e tij me Borën.

“Si mos me t’thon unë ty po?”, ka shkruar Donaldi, duke dhënë të kuptohet se ai do të jetë përsëri me prezantuesen e emisionit për “takime të dashurisë”.
Në anën tjetër, Beatrix Ramosaj ish e dashura e aktorit është duke bërë gati këngën më të re, e cila është dedikim për Donaldin./SHQIP.com