Rozë

Donaldi kërkon sqarim nga Semi për këngën që nxori pas “Big Brother”

Semi Jaupaj

Këngëtarja Semi Jaupaj pas daljes nga Big Brother ka publikuar këngën “Mos u kthe” që ishte dedikim për lidhjen e Donaldit me Borën.

E për këtë gjë së fundi ka kërkuar sqarim Donaldi nga Semi.

E ftuar në emisionin e tij, ajo tha se frymëzuar nga çfarë kishte parë dhe përjetuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo shkroi këtë këngë.

“Ylli Limani ishte një ndjekës i Big Brother VIP. Duke ditur dhe bëmat e tua, biseduam mes miqsh, dhe doli kjo kënga. Kështu që po, është dedikim”, tha Semi.

Pas kësaj edhe Donaldi fillojë të shndërrojë në shaka bisedën duke i thënë se e dinte që ishte dedikim.

“Dedikim ë? O Zot, nuk e dija, qenka dedikim. Po këtë e di dhe bufi”, u përgjigj Donaldi.

“Unë aty brenda kur e dëgjova mendova se më duan të vdekur”, tha ai më tej.