Donald Veshaj tallet me rastin e vdekjes së Mbretëreshës

Dje, 8 shtator 2022 ishte një datë ku u shënua vdekja më e rëndë për Anglinë.
Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta, ndërroi jetë në pallatin e saj.
E pas vdekjes së saj, shumë njerëz vizituan pallatin dhe publikuan foto në rrjetet e tyre sociale.
Edhe shumë yje të estradës po ashtu në shenjë respekti postuan mbretëreshën e ndjerë, ndër to ishte Lori Hoxha, Rita Ora, Kida etj.
Edhe Donald Veshaj publikoi ca fjalë për mbretëreshën, por jo në mënyrë respektuese.

Storija e Donaladit në Instagram
Ai përmes një fotoje në InstaStory ka thënë:
“Do t’i shkojmë Mbretëreshës nesër? Dhe sa lekë do t’i hedhim?”
Ai u kritikua shumë nga fansat dhe njerëzit të cilët e panë postimin e bërë, pasi pretenduan se ai po bën shaka dhe po tallet me rastin e vdekjes së saj.
Pas Elizabetës, në fronin e mbretit erdhi djali i saj ish-Princi i Uellsit, Charles. /SHQIP.com