Rozë

Donald Veshaj do të zëvendësohet nga Romeo Veshaj në Big Brother Vip

Romeo dhe Donald Veshaj

Banori i Big Brother Vip, Donald Veshaj, do të largohet për disa momente nga shtëpia e famshme.

Por, në vend të tij do të jetë binjaku dhe njëherësh aktori, Romeo Veshaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, derisa vetë faqja zyrtare e ka paralajmëruar.

Një veprim i tillë sipas tyre është bërë pasi ka pasur shumë kërkesa nga publiku.

Po ashtu, sonte (e hënë) do të bëhet eleminimi mes dy kandidatëve, Meridianit dhe Einxhel./SHQIP.com