Donald Veshaj bën një surprizë të veçantë për ditëlindjen e vëllait të tij
Publikuar:
(21.11.2021 14:43:21)

Donald Veshaj është një ndër personazhet më të përfolur të momentit.
Aktori i njohur është ndër banorët e parë që ka hyrë në shtëpinë e famshme “Big Brother Albania VIP”, dhe po pëlqehet shumë nga publiku.
Sot, përmes shtëpisë së famshme, Donaldi ka bërë një surprizë për vëllain e tij më të vogël, Marion, i cili sot feston ditëlindjen e tij.

Aktori veshi një bluzë të bardhë ndërsa sipër saj shkruhet “Mario, 100 vjeç, të dua”.
Të gjithë banorët iu bashkuan Donaldit në urim duke kënduar këngën e ditëlindjes.
Kujtojmë që javën që lamë pas, vëllai binjak i aktorit, Romeo, befasoi aktorin duke u shfaqur pranë shtëpisë së “Big Brother Albania VIP” me parashutë. /SHQIP.com