Don Xhoni “rrëmben” Yll Limanin
Publikuar:
(12.08.2022 23:31:40)

Kohëve të fundit, reperi nga Drenica Don Xhon dhe këngëtari Yll Limani po shihen shumë të shoqëruar.
Gati se çdo ditë ata shihen nën praninë e njëri tjetrit dhe së fundmi shihet se Don Xhon ka marrë “peng” Yllin.
Ylli ka publikuar një video në Instagram Story, ku bën shaka me Don Xhonin teksa thotë se reperi e ka “marrë peng”.
“Pas koncertit sonte ky ka ardhur me njerëzit e tij dhe më ka marrë mund të them peng. Ndihmë, më ndihmoni”, thotë Ylli.

Nga ana tjetër, reperi nuk i kursen të qeshurat me batutat e njeri tjetrit.
Për shkak të shoqërisë së madhe mes kësaj dysheje, fansat janë duke spekuluar se ka një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen, po kjo gjë nuk është folur nga asnjëri nga këngëtarët. /SHQIP.com