Kulturë Kino

Dokumentari i Sean Penn mbi luftën në Ukrainë do të shfaqet premierë në Berlin

Sean Penn

Dokumentari i regjisorit dhe aktorit, Sean Penn, dedikuar luftës në Ukrainë do të shfaqet në njërin prej festivaleve më të njohura të filmit në Gjermani.

Penn do të jetë në Berlin me dokumentarin që përshkruan luftën midis Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin.

Drejtuesi i festivalit Carlo Chatrian tha se filmi u xhirua në “rrethana shumë të vështira”.

“Penn ishte në Kiev duke xhiruar një film me Zelenskyn kur shpërtheu lufta në Ukrainë”, tha Chatrian në një konferencë për shtyp në Berlin.

Dokumentari “Superpower” do të shfaqet në seksionin special të Berlinales të festivalit.

Organizatorët e festivalit zbuluan se ngjyrat e Berlinales së këtij viti do të ishin bluja dhe e verdha – ngjyrat e flamurit ukrainas.

/Shqip.com