Lajme

Doktori nga Podujeva: Gjetëm 63 thasë me barna pa afat që qeverisja e kaluar i kishte fshehur në QKMF

Bajram Bajgora

Doktori nga Podujeva, Bajram Bajgora, ka publikuar disa fotografi të thasëve me barna që sipas tij i kanë gjetur të fshehura në bodrumet e QKMF-së nga qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Bajgores, këto barna kapin shifrën e dy mijë e 170 kilogramëve të cilat janë pa afat të pashfrytëzuara e të grumbulluara tashmë 20 vite dhe padrejtësisht.

“Trashëguam mbi 10 dhoma të improvizuara me aparatura e mjete medicinale të blera dhe donacione, disa u futën në shërbime e për disa ende po rezistohet nga grupe të interesit që të jenë në shërbim të qytetarit. Përveç tyre trashëguam 63 thasë plus pako(2170 kilogram) barëra pa afat të pashfrytëzuara e të grumbulluara tashmë 20 vite dhe padrejtësisht të deponuara në objektet tona. Larguam dhe asgjësuam me procedura ligjore të inspektoratit farmaceutik dhe të ambientit me kompaninë e kontraktuar”, ka shkruar ai.

Bajgora ka thënë se pas kësaj është liruar lagjja nga kundërmimi, banoret nga rreziku i këtyre materieve toksike dhe objekti për destinim të ndonjë shërbimi jetik për qytetarët për çka është destinuar./Shqip.com

Postimi