Dojna Mema ndan çaste nga shtatzënia
e saj
Publikuar:
(09.03.2022 21:49:38)

Prezantuesja shqiptare Dojna Mema do bëhet nënë për herë të parë.
Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë, dhe këtë lajm e ka ndarë me të gjithë në Instagramin e saj.
Ajo dhe i dashuri i saj Vlashent Sata duken shumë të lumtur për pritjen e tyre të ëmbël.
Me një postim, Dojna ndau edhe momentet kur ajo ia dha lajmin e shtatzënisë më të afërmve të saj.
“Momente magjike”, ka përshkruar ajo postimin e saj në Instagram. /SHQIP.com