Dogjën karriget e Kuvendit, SPAK vendos të mos fillojë procedim ndaj 23 deputetëve të opozitës
Publikuar:
(07.11.2024 11:18:27)
Prokuroria e Posaçme nuk do të nisë procedim ndaj 23 deputetëve të opozitës që dogjën karriget e Kuvendit gjatë seancës së 30 shtatorit.
Deputetët e PD u referuan në Policinë e Shtetit pasi u mblodhën prova ku u vendos që kallëzimi të dërgohet në SPAK.
Prokuroria e Posaçme pas marrjes së këtij kallëzimi ka kryer verifikime dhe ka vendosur mos fillimin e procedimit.
Deputetët e opozitës iu rikthyen këtë të enjte normalitetit në Kuvend.
Prej 30 shtatorit ata kishin zhvilluar protesta brenda dhe jashtë Parlamentit të cilat kulmuan me djegien e karrigeve dhe përplasjet me Gardën vijuan sa herë që mblidhej Kuvendi përgjatë më shumë se 1 muaji.
/Shqip.com