Dogana sekuestron mallra të kontrabanduara në vlerë prej 6000 euro në Prizren
Publikuar:
(08.05.2022 15:07:09)

Njësiti Antikontrabandë i Doganës së Kosovës ka kapur disa mllra në vlerë rreth gjashtë mijë euro.
Sipas njoftimit të Doganës, në automjetin e ndaluar që po transportonte mallra pa dokumentacion, janë gjetur disa pako me pjesë për Motor-sharra.
“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Prizrenit kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra pa dokumentacion, respektivisht pas ndalesës u gjetën 15 pako me pjesë për Motor-sharra”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, njoftojnë se mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse./Shqip.com