Lajme

Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara me vlerë prej pesë mijë eurove

Foto: Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës gjatë së premtes ka realizuar një aksion ku janë gjetur dhe sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej pesë mijë eurove, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Doganës, aksioni është zhvilluar në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës.

“Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha, më poshtë  një përmbledhje e përshkrimit të mallrave të sekuestruara: Cigare – ​​278 mijë e 960 copë, poqa të thjeshta elektrike një mijë e 600 copë, bombone ​​45 kg, çamçakëz 81 kg, brisqe të rrojës 244 Komplete, vlera mallit: pesë mijë e 432.71 euro, taksat total: ​​​18 mijë e 342. 56 euro.

Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë./SHQIP.com