Lajme

Dogana kap mbi tetë mijë litra vaj motorik të kontrabanduar

Vaj motorik i kontrabanduar nga Irani

Dogana e Kosovës ka gjetur një sasi të konsiderueshme të vajit mototik të kontrabanduar me origjinë nga Irani.

Siç njofton Dogana, gjatë një bastisje në një depo në periferi të Prishtinës kanë gjetur 8346 Litra vaj motorik të kontrabanduar.

“Vlera këtij malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Dogana bën të ditur se për këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, ndërsa mallrat janë sekuestruar./Shqip.com