Sport Shqiptar

“Do jetë ndeshje shumë e fortë”- Reja flet para përballjes ndaj Polonisë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja ka dhënë deklaratë për media në prag të ndeshjes Shqipëri-Poloni që do të zhvillohet nesër.

Strategu italian, ndër të tjera ka vlerësuar ekipin kundërshtarë, por ka lënë të dihet se edhe kuqezinjët kanë futbollistë që po kalojnë nëpër formë të lartë, transmeton Shqip.com.

“Do jetë ndeshje shumë e fortë. Polonia ka traditë shumë të mirë në fushën e saj, nuk humbet prej shtatë vitesh. Ne e dimë se po rritemi, jemi paraqitur mirë kohët e fundit, jemi ekip kompakt. Në sulm kemi lojtarë në formë dhe në mbrojtje kemi marrë gjithmonë komplimente” tha fillimisht ai.

Reja, po ashtu foli edhe për futbollistin kryesor të Polonisë, Robert Lewandowski, i cili do jetë rreziku më i madh për kuqezinjtë.

“Për Lewandowskin duhet organizim shumë i mirë nga ne. Është i jashtëzakonshëm në zonë. Krijon probleme të mëdha. Mbrojtësi e ka në kontroll dhe pas 12 sekonde kthen kokën dhe nuk e gjen më. Duhet ta markojë gjithë mbrojtja, nuk mjafton një lojtar”, shtoi ai.

Aktualisht, Shqipëria gjendet në vendin e tretë të grupit G, me një humbje dhe dy fitore pas tre ndeshjeve të zhvilluara. /Shqip.com