“Do copëtosh Shqipërinë”, Rama i përgjigjet komentuesit për shtetin bektashi: Do jetë entitet pa doganë, taksa apo polici

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka reaguar sërish për shtetin bektashi.
Sipas kreut të qeverisë, ky komunitet duhet të ketë një mbështetje të veçantë për shumë arsye.
“Kam pas shumë ankesa për atë Sy m’sy”, pse s’u përgjigjesh ankesave. Jo mor xhan si do copëtohet shteti shqiptar kaq kollaj me një të rënë të lapsit, po kjo nuk bën vaki. Pse shteti italian i copëtuar të duket që ka jo një, por dy struktura brenda, të cilat kanë një sovranitet të caktuar aty. Ndërkohë që në rastin tonë nuk bëhet fjalë për të ndërtuar një shtet siç e mendoni ju gabimisht. Nuk bëhet fjalë për gjëra të kësaj natyre, bëhet fjalë për entitet që nuk ka dogana, taksa, polici. Në të gjitha aspektet i përgjigjet Kushtetutës së Shqipërisë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas.
Ai u shpreh se pretendimet për “pushtim” të kishës shqiptare, nuk kanë vend që kur Fortlumturia e tij Anastas la amanet që pasardhësi i tij do të ishte shqiptar.
“Kryepeshkopi Anastas ka mbyllur të gjithë gojët dhe nuk ka lënë asnjë shteg për rolin dhe figurën, bilancin historik të qëndrimit të tij në krye të Kishës. Kur tha pasardhësi im do të jetë një shqiptar dhe që nuk kemi shkuar në Shqipëri për të ndërtuar një kishë Autoqefale, jo një koloni, ka treguar shumë. Në momentin e ardhjes së tij ishte e pashmangshme vendosja e një Kryepeshkopi jo shqiptar, pasi nuk kishim mundësi pas një ndërprerje të gjatë që të kishim një Kryepeshkop shqiptar. Teoritë e konspiracionit janë pa vend në këtë shekull”, tha ai.
/Shqip.com