Djokovic sakrifikon trofetë, por nuk pranon të vaksinohet

Tenisti serb, Novak Djokovic nuk po pranon të marrë vaksinën anti-COVID, pavarësisht se një gjë e tillë mund t’i kushtoj me trofe.
Në një intervistë për BBC-në, Djokovic ka thënë se s’është kundër vaksinimit, por e përkrah të drejtën individuale për zgjedhje.
Djokovic u pyet nëse do të sakrifikonte pjesëmarrjen në një turne tjera si Wimbledon dhe Frenc Open për shkak të qëndrimit të tij ndaj vaksinës.
“Po, ky është çmimi që jam i gatshëm të paguaj”, ka thënë ai.
Tenisti pikërisht për këtë arsye u përjashtua nga Australia Open në fillim të këtij viti.

Fituesi i 20 Grand Slameve u dëbua nga Australia muajin e shkuar pasi Qeveria ia anuloi vizën për shkak të çështjes së vaksinës.
Ai po ashtu ka konfirmuar se vendimi i tij për të mos marrë vaksinën është final.
“Parimet e vendimit se çka të marr në trupin tim janë më të rëndësishme se çfarëdo titulli apo diçka tjetër”, ka deklaruar serbi.
Djokovic, që është numri një në botë, kishte thënë se ka marrë leje mjekësore për të marrë pjesë në këtë turne pasi sapo e kishte kalua virusin, por shteti ia anuloi vizën.
34-vjeçari tani ka mbetur mbrapa Rafael Nadalit sa i përket trofeve të fituar.

Nadal në “Australian Open” arriti të fitoj trofeun e 21-të, derisa Djokovic ka vetëm 20-të./Shqip.com