Djokovic po rikthehet

Numri 1 i botës është gati.
Novak Djokovic do të nisë përgaditjet Monte Carlo Masters – gjatë kësaj jave.
Djokovic do të luajë vetëm turneun e tij të dytë të vitit në Monte Carlo dhe i pari që kur arriti në çerekfinale të Kampionatit të Tenisit në Dubai, në shkurt.
Kjo erdhi pasi ai u largua nga Australian Open pasi kishte mbërritur në vend i pavaksinuar kundër COVID-19.

“Katër, pesë muajt e fundit kanë qenë vërtet sfidues për mua mendërisht dhe emocionalisht, por ja ku jam. Përpiqem t’i lë të gjitha këto pas meje dhe të vazhdoj,” u tha Gjokoviç gazetarëve të dielën.
34-vjeçari do të përballet me numrin 46 të botës, Alejandro Davidovich Fokina të martën, ndërsa fillon përgatitjet për të mbrojtur French Open muajin e ardhshëm
Në shkurt, Novak humbi vendin e parë në botë ndaj Daniil Medvedev, por 20 herë kampioni i Grand Slam-it u rikthye në krye të renditjes tre javë më vonë pas humbjes së Medvedev në raundin e dytë ndaj Gael Monfils në Indian Wells.
“Duhet të merreni me gjithçka që ndoshta ka qenë e fjetur brenda dhe ndoshta po pret të dalë”, tha Gjokovic teksa reflektonte për debaklin e Australian Open.
“Po përpiqem ta trajtoj atë në baza ditore ose javore, sido që të jetë. Nëse diçka del në sipërfaqe, e pranoj, por vazhdoj. Nuk është diçka që më shqetëson në baza ditore, kështu që të them, nuk ndihem sikur më ka lënë plagë të mëdha që nuk jam në gjendje të stërvitem ose të marr pjesë në turne apo të jetoj jetën time, larg kësaj”.

Në Monako, një vend që ai e ka quajtur shtëpi për 10 vitet e fundit, Djokovic përballet me mundësinë e një ndeshjeje çerekfinale kundër 18-vjeçarit Carlos Alcaraz, i cili së fundmi u bë kampioni më i ri i Miami Open.
Gjithashtu në Monte Carlo këtë javë konkurrojnë numri 3 i botës Alexander Zverev dhe kampioni në fuqi Stefanos Tsitsipas. /Shqip.com