Djeget shtëpia në fshatin Drenoc në Komunën e Deçanit

Një zjarr i madh ka kapluar një shtëpi në fshatin Drenoc në qytetin e Deçanit.
Në fotot e siguruara nga Shqip.com shihet se shtëpia e cila besohet që është e banuar është kapluar nga një zjarri i madh. Sipas infromatave nuk ka banore të lenduar.

Në vend të ngjarjes shihet edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit të cilët po mundohet të lokalizojnë zjarrin, rrethanat në të cilat është shkaktuar zjarri nuk dihen.

Shqip.com ka kontaktuar me pronarin e shtëpisë lidhur me rastin.
Në një prononcim për Shqip.com, pronari i shtëpisë ka thënë se dëme në njerëz nuk ka.
“Nuk ka persona të lënduar, kulmi i shtëpisë është djegur nga një kabëlli i rrymës. Zjarrëfikësit dhe Policia kanë ardhur me kohë, dëmet marteriale janë të mëdha”, ka thënë pronari i shtëpisë.
Shqip.com ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me rastin por nuk kanë marrë ndonjë informatë.
Lajmi ne perditesim./Shqip.com