“Djali nuk e njihte”, Iliriani tregon takimin e Parashqevisë dhe Luke: I biri ishte shumë i trembur, erdhën të maskuar
Elton Iliriani në Top Story në Top Channel ka përshkruar takimin emocionues mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj pas 15 vitesh.
“Takimi mes Parashqevisë dhe Luke është një takim i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykate që nuk e lejonin. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm duke u lutur te Zoti.
Sot e them me plot gojën që pavarësisht atyre që kam bërë ishte vullnet i Zotit. Deri sa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit.
Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare. Djali kur ka ardhur ka ardhur i trembur, shumë i trembur”, u shpreh ai.
Elton Ilirjani ka rrëfyer me tëj detaje tronditëse për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke.
“Të dy atë e bir erdhën të maskuar, më kanë bërë shumë përshtypje kur isha në holl erdhën dy njerëz që kishin vetëm sytë të zbuluar, sepse gjithë kjo zhurmë që u bë në mediat shqiptare dhe kërcënimet që merrte Robert kishte bërë dhe një impakt negativ dhe te vetë djali. I thash ‘pse gjithë kjo frikë’ dhe më tha ‘kam frikë se do më vrasin babanë’.
I vetmi person që Luke kishte deri në momentet që takoi nënë e tij…. ishin në një hotel dy blloqe larg hotelit të Parashqevisë, më janë dashur dy orë të bindja Luke që të vinte me mua dhe asgjë nuk do u ndodhte dhe askush nuk do t’iu filmonte.
Djali kishte një ankth të shtuar, ai në momente të caktuara shpërthente në të qara, i ati e qetësonte, ishte një dramë e vërtetë dhe iu desh shumë kohë pasi kishte folur me të atin”, tha ai.
/Shqip.com