Lajme

Djali i kryeministrit Rama, publikon fotografi nga pushimet me Duan

Dua Lipa dhe Greg Rama

Këngëtarja, Dua Lipa ka vendosur që të kalonte disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar duke zgjedhur jugun e vendit.

Gjatë qëndrimit të saj shumë kush ka mundur që të takohet me Dua Lipën dhe të bëjë fotografi me të.

Dua është e shoqëruar në këto pushime nga i dashuri i saj dhe familja.

Derisa familja e Duas është shoqëruar për pushime edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mundësinë për ta takuar e ka pasur edhe djali i tij, Greg Rama.

Djali i madh i kreu të qeverisë shqiptare e ka publikuar fotografi të përbashkëta me këngëtaren në Instagram, si dhe me babanë e saj, Dukagjin Lipa.

“Kemi mundësi dhe për më mirë”, është përshkrimi që ia ka vënë Gregu fotografisë me Duan.

Kujtojmë që Dua para pushimeve është takuar edhe me Erion Velian edhe Edi Ramën në Qeverinë e Shqipërisë.

Aty këngëtarja ka pranuar dhurata nga dyshja në fjalë./SHQIP.com