Djali i Ibrahim Rugovës merr shtetësinë shqiptare
Publikuar:
(15.10.2022 15:09:44)

Ukë Rugova djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe bashkëshortja e tij Blera kanë marrë zyrtarisht shtetësinë shqiptare.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari I Tiranës, Erion Veliaj në një ceremoni të veçantë.
“Jam shumë i lumtur që Ukë Rugova, djali i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta, morën zyrtarisht edhe shtetësinë shqiptare, në këtë ceremoni të veçantë betimi.
Amaneti i të parëve tanë na thërret të punojmë për progresin e kombit shqiptar”, ka shkruar ai.
/Shqip.com