“Djajtë e Kuq” e publikojnë formacionin zyrtar – Cavani në stol

Manchester United do e kërkojë fitoren e radhës ndaj Atalantës, në ndeshjen që nis në ora 21:00.
Për këtë takim, Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur që të bëjë një formacion, më ndryshe prej ndeshjes ndaj Tottenhamit, shkruan Shqip.com.
Përkundër faktit, që Edinson Cavani ishte fantastik nsaj Spurs, pasi shënoi gol dhe asistoi, sonte do e nisë takimin nga banka rezervë.

Së bashku me Cristiano Ronaldon, në fazën e sulmit do të startojnë, Marcus Rashford dhe Bruno Fernandes.
Një ndryshim është bërë edhe në repartin defanziv, ku është rikthyer Eric Bailly, ndërsa së bashku me të do të luajnë Raphael Varane dhe Harry Maguire.
Në anën tjetër, italianët do e nisin takimin me një formacion më defanziv, me tre qendërmbrojtës.
“Djajtë e Kuq” janë lider në Grupin F, me gjashtë pikë, pas tre ndeshjeve të zhvilluara, kurse Atalanta, gjendet në vendin e tretë, me dy pikë më pak./Shqip.com