“Djajtë e Kuq” e njoftojnë Arsenalin me humbje

Arsenali ka zbritur me këmbë në tokë.
Skuadra londineze është mposhtur 3-1 nga Manchester United – duke e pësuar humbjen e parë – pas gjashtë xhirove të zhvilluara në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 35-të.
Në rrjetë topin e dërgoi Antony, i cili debutoi me fanellën e United.
Por, “Gunners” nuk u dorëzuan lehtë dhe e barazuan rezultatin me anë të Saka-s pas një ore lojë.
Ama, kjo ishte e gjitha çka mysafirët mundën të bëjnë.
Teksa, vendasit shënuan edhe dy herë.
Marcus Rashford realizoi në minutën e 66-të dhe 75-të për t’i dhuruar fitores skuadrës së tij.
Pas kësaj ndeshje, Manchesteri ngritet në pozitën e pestë në tabelë – me 12-të pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Arsenali me tre pikë më shumë – mbetet lider – përkundër humbjes./Shqip.com