DJ Pm dhe Donald Veshaj pjesë e “Big Brother VIP Albania 3”?
Publikuar:
(14.03.2023 09:24:35)

Donald Vehsja po vazhdon të tregojë pjesë nga lidhja me Bora Zemanin.
Ai gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video ku ka frikësuar moderatorën – e cila ishte në gjumë.
Kjo video është postuar në Instagram, ku nuk ka munguar edhe komenti i DJ PM.
Duke qeshur ai i ka shkruar “i çmendur je”, teksa Donaldi ia ka kthyer “Nuk është as 20% e gjërave që mund të bënim bashkë”.

Më pas Dj nga Kosova ka shkruar: “Po futemi në BBV 3”?.
/Shqip.com