Dixhitalizohet Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
Publikuar:
(03.11.2022 11:53:59)

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” tani mund të vizitohet edhe në një formë virtuale.
Kjo është realizuar në kuadër të projektit “Digjitalizimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari-Konzervimi Digjital VR 360”.
Implementime i këtij projekti është bërë nga Alban Kasumi, si dhe është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Të gjitha pamjet e kompleksit janë të paraqitura në formatin interaktiv/virtual ‘Tour360’.
Kompleksi shfaqet si në ambiente të brendshme ashtu edhe në ambientit të jashtëm.
Projekti, sipas MKRS-së është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me familjen Jashari dhe stafin e angazhuar në Muzeun e Kompleksit Memorial.
Për të vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, klikoni këtu.
/Shqip.com