Kulturë Kino

“Ditë e Kuqe” filmi më i mirë në “KO:SH Film Fest”

Filmat shqiptar po vazhdojnë të vlerësohen e të shënojnë suksese në kinematë e festivalet botërore.

Së fundmi, filmi “Ditë e Kuqe” i metrazhit të shkurtër me regji të Besim Ugzmajlit, është shpallur filmi më i mirë në KO:SH FILM FEST/ National Competition.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisori Ugzmajli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ditë e Kuqe” paraqet përpjekjen e jashtëzakonshme të një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve.

Filmi ka qenë pjesë e shumë festivaleve ndërkombëtare në të cilat është pritur mjaft mirë.