Dita e fundit si president i Shqipërisë, Meta: Ishte nder dhe privilegj

Në ditën e fundit si president i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është shprehur se për të ka qenë nder dhe privilegj që të jetë për 5 vite president i Shqipërisë.
“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë”, ka shkruar Meta.
Ai ka uruar për atdheun e kombin më të mirën.
“Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, ka shkruar më tutje Meta.
Meta në ditët e fundit të tij si president i Shqipërisë, ishte për vizitë dy ditore në Kosovë.
Ai gjatë qëndrimit të tij në Kosovë u shpreh se për Kosovën është dashur të bëjë më shumë por që çështjet e brendshme nuk e kanë lejuar.
Sot në krye të shtetit shqiptar pritet të vijë Bajram Begaj./Shqip.com