Sport Shqiptar

Distria e bronztë në Gjeorgji

Distria Krasniqi ka fituar të bronztën në Grand Slam Tbilisi në Gjeorgji.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ëazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Kampionja Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Ëazaari, holandezen Naomi Van Krevel.

Në çerekfinale ajo humbi me Ippon në vazhdime pas një ndeshje të gjatë me garuesen nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Pas asaj ndeshje ajo në repasazh u takua me zvicranen Binta Ndiaye, ku e mposhti me 3 dënime për Ippon.

Për të bronztën Krasniqi u ndesh me kinezen Yeqing Zhu.

/Shqip.com