Lajme

Disa raste dhune brenda 24 orëve, në Vushtrri prokurori liron sulmuesin

Ilustrim
Ilustrim

Në Pejë ka mundur të kishte vrasje të dyfishtë

Brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës janë raportuar numër i madh i rasteve të dhunës në familje e ku viktima kanë qenë nga gjinia femërore.

E në Pejë ku sot në mëngjes u vra një grua nga bashkëshorti i saj, ka pasur edhe një rast tjetër të dhunës në familje e ku viktimë ka qenë një person i gjinisë femërore.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë së hënës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Në Deçan poashtu është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër ka qenë në Podujevë.

Kurse në Vushtrri edhe pse i dyshuari kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, e ku kjo e fundit kishte pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

/Shqip.com