Lajme

Disa fusha në Prishtinë kaplohen nga zjarri

Zjarr ne fushat e Prishtines

Një zjarr i madh ka kapluar disa fusha në Prishtinë, saktësisht në fshatrat Preoc e Miradi e Epërme.

Vendi ku flakët kishin ndezje më të madhe ishte afër lagjes “Marigona”.

Nga pamjet shihet se udhëtimi i zjarrit ishte i shpejtë për shkak të thatësisë, derisa tymi i madh ka penguar gjithashtu komunikacionin në rrugën që përshkon përmes fushave.

Ekipi i Zjarrfikësve në Prishtinë, në kohën kur është kontaktuar nga Shqip.com, veçse ishte në vendin e ngjarjes dhe zjarrfikësit po provonin shuarjen e zjarrit.

Ende nuk është bërë e ditur nëse zjarri ka nisur për shkak të temperaturave, apo është shkaktuar nga ndonjë piroman./Shqip.com