Dirigjenti kosovar Memli Kelmendi, është emëruar “Ambasador i Kosovës” nga ICCF

Dirigjenti kosovar Memli Kelmendi, është emëruar “Ambasador i Kosovës” nga Federata Ndërkombëtare e Dirigjentëve Koral(ICCF).
“Si anëtar i Federatës sonë, Memli Kelmendit i kemi besuar funksionin e Ambasadorit Kombëtar të Kosovës. Në këtë funksion i urojmë suksese, i kërkojmë mbështetjen në detyrat e tij dhe shpresojmë për një bashkëpunim të suksesshëm.”, thuhet në njoftimin e ICCF.
Ndërkaq, Kelmendi, është shprehur krenar për pozitën në të cilën u emërua.
“Jam shumë krenar që u emërova Ambasador Kombëtar i Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Dirigjentëve Koral (ICCF). Të jesh pjesë e ICCF dhe të jesh pjesë e dirigjentëve më të famshëm në botë për mua dhe vendin tim Kosovën është një nder i madh. Mezi po pres të shkëmbej ide me kolegët e mi të dalluar në mbarë botën”, thotë ai.
Memli Kelmendi është gjithashtu edhe profesor i muzikës.
