Diplomati spanjoll: Kosova ta formojë Asociacionin, Serbia ta sanksionojë Rusinë
Publikuar:
(17.05.2023 17:41:28)

Diplomati spanjoll që përfaqëson politikën e Madridit zyrtarë në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka thënë se Kosova duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas tij për të normalizuar raportet në mes të dy vendeve.
Molina këtë deklaratë e ka bërë gjatë një takimi me Borko Stefanoviq.
Ambasadori spanjoll gjithashtu ke theksuar se do të ishte e dobishme për Serbinë që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në mënyrë që të lehtësojë pozicionin e vet të politikës së jashtme.
/Shqip.com