Rozë

Diola rrëfen momentin kur vendosi që fëmijët t’i dërgoj te ish-bashkëshorti

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Diola Dosti, ka rrëfyer një histori emocionuese të jetës së saj.

Ajo ka rrëfyer për martesën e saj të dështuar dhe vështirësitë për të rritur tre fëmijët e saj.

Diola ka treguar për gjendjen e saj emocionale e psikologjike si pasojë e së kaluarës.

Ajo tha se në atë periudhë kaloi një fazë depresioni. Në momentet e divorcit ajo tha se “ju sulën” për faktin që bëri vajzën e tretë.

Ajo tregoi se vajza e tretë nuk fliste dhe nuk dëgjonte, ndaj vendosi që fëmijët t’ja dërgonte bashkëshortit, më pas tha se fëmijët e merrnin në telefon dhe i kërkonin që ti merrte, por ajo nuk kishte mundësi.

Diola tha se ka tentuar të bashkohet me ish-bashkëshortin për hirë të vajzave sepse ndihet fajtore.

Pas rrëfimit, Diola është surprizuar nga vajzat të cilat u panë shumë të emocionuara gjatë takimit me nënën.

/Shqip.com