Dinamo e fiton derbin ndaj Hajdukut, shënon Ademi
Publikuar:
(26.02.2023 18:00:17)

Dinamo Zagrebi ka shkatërruar Hajdukun e Splitit në derbin më të madh kroat.
Të dielën, Dinamo fitoi 4:0. Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të elitës kroate. Mesfushori Arijan Ademi shënoi golin e parë për Dinamon.
Kapiteni i gjigantit kroat realizoi në minutën e tetë. Dinamo me fitore ka bërë hap të rëndësishëm drejt titullit të ri. Tani udhëheq në tabelë me 55 pikë nga 22 ndeshje.
Hajduku është i dyti me 44 pikë nga 23 ndeshje.
/Shqip.com