Dikur donte ta ndalonte, sot Donald Trump hap llogari në TikTok
Publikuar:
(02.06.2024 15:30:06)

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump i është bashkuar TikTokut, rrjetit social të videove të shkurtra në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, të cilin u përpoq ta ndalonte sa ishte president.
Ish-presidenti postoi një video të shtunën mbrëma në llogarinë e tij, @realDonaldTrump, ku shfaqej duke u përshëndetur me fansat në Kampionatit Ultimate Fighting në Newark, New Jersey.
Profili me adresën @realdonaldtrump ka mbledhur më shumë se 500,000 ndjekës deri në orën 08:00 të dielën. “Është nderi im”, u përgjigj Trump, ndërsa kënga “American Bad Ass” nga Kid Rock jepej në sfond.
/Shqip.com