Dije Demiri – Frangu / Kur tallet hëna
Publikuar:
(01.04.2024 23:19:06)

KUR TALLET HËNA
(Poezi për fëmijë)
Kur tallet hëna
Poetët e duan hënën
Si ndonjë vogëlushe
Shkruajnë për të vargje
Si për miken Buqe
Ajo s’i përfill
Është mendjemadhe
Bën ekskursion nëpër qiell
Nga tezja Venerë te daja Yll
Dhe me mua u tall një ditë
Ngado që ecja më dilte në pritë
Unë hyra në shtëpi
Ajo u ndal mbi çati
E them pa mahi për të nuk shkruaj
Kurrë më poezi!
/Shqip.com