Kulturë

Dije Demiri-Frangu / Flutura nuk është mi

Dije Demiri-Frangu / Poete
Dije Demiri-Frangu / Poete

FLUTURA NUK ËSHTË MI

Një mace si për çudi
Shikon mbi lule lojën e fluturës
Me plot xhelozi
Përnjëherë e sulmon
Athua për shujtë a për stoli
Don të e mbërri
S‘po besoj maces t ‘i ketë ngjarë
Flutura  në ndonjë mi!

Numri 15

S’ është sikur numri dhjetë- numri 15
15 vjet i kam –krejt e vogël nuk jam
Kot mami më kujton kur fjalët e para mësoja
Dhe s’dije që në 100 gradë
Uji vlon dhe po fute gishtin 
-Lëkura të shkon

Kjo udha 15 vjeçe plot lot e gaz
Si një thes i lehtë më rri mbi shpinë
Unë vazhdoj të eci kah qielli
Asgjë s ’më ndal imagjinatën
Plot dritë e shoh edhe natën

Dhe dal nganjëherë në kafene
Me shoqet e shokët rri
Ndonjëri si hije më ndjek pas
Është miqësi apo simpati
-ende nuk e di

Aq vështirë e kuptoj veten
Mamin dhe babin s’ di t’ i zbërthej
Me elemente kimike i përziej
Ashtu si Gentin që herë e fshi
Herë në zemër e ndryj

(Poezi për prindër, mësues dhe për fëmijë)

/Shqip.com