Kulturë

Dije Demiri – Frangu / Ajo ishte Zhulietë, ai nuk ishte Romeo

Dije Demiri-Frangu / Poete
Dije Demiri-Frangu / Poete

AJO ISHTE ZHULIETË, AI NUK ISHTE ROMEO

Ajo ishte Zhulietë
E kishte pas mbjellë në tanë trupin dashninë
Ai nuk ishte Romeo
Ende nuk dinte gjë për lindjen e Shekspirit

Ajo ishte Zhulietë
Zemra e vogël e saj si gështenjë në prush digjej
Ushqente  gurët gjethet  me dashni
E nëpër pore i rritej afshi si farë jete

Ai nuk ishte Romeo
Peshk i verdhë sillej ujit të jetës
S’e shihte bregun asnjëherë
Në formë dashnie asgjë  nuk shihte
Fjalët si pupla i iknin  i hynin nëpër përralla

Ajo ishte Zhulietë

/Shqip.com